Aktualitet

‘Fast-food’ përdorej si klinikë dentare në Kukës, procedohen pronarët

30 Janar 2022, 08:16 Nga DOSJA
‘Fast-food’ përdorej si klinikë dentare në

KUKËS– Myzafere Ugur dhe Hasan Ugur janë vënë në hetim nga policia e Kukësit pasi dyshohet se ushtronin aktivitet në një klinikë dentare të palicensuar. Dy personat e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore. Ata të dy do të akuzone për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

NJOFTIMI:

Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore, procedohen penalisht 2 shtetas.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:Myzafere Ugur, 38 vjeçe, banuese në Kukës.Hasan Ugur, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.Këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan paisjet dentare.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne kukes klinike dentare e palicensuar kukes arrestim ne kukes klinike dentare e palicensuar kukes

Sondazh

Poll