Aktualitet

Aksident i RËNDË në Berat/ Fuoristrada bie nga lartësia, plagoset e gjithë familja

30 Janar 2022, 10:01 Nga DOSJA
Aksident i RËNDË në Berat/ Fuoristrada bie nga lartësia,

BERAT– Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Drobonik të Beratit. Fuoristrada tip ‘Mitsubishi’ ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, mirëpo në gjendje më të rëndë janë prindërit e tij.

Dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë, që ka sjellë edhe rrëshqitjen e mjetit, që sipas policisë ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të kontrollojë lëvizjen.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,të cilët kryejnë këqyrjen e vendit të aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të tij.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat renato kola aksident ne berat berat renato kola

Sondazh

Poll