Aktualitet

6 MARSI/ Komisionit i Rithemelimit nxjerr emrat, PD: S’janë tanët (Tërhiqet Ademi)

29 Janar 2022, 16:26 Nga DOSJA
6 MARSI/ Komisionit i Rithemelimit nxjerr emrat, PD: S’janë

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zbardhur sot emrat ë të gjithë garuesve për primaret që pritet të zhvillohen nesër, nga ku do të dalin kandidatët zyrtarë për zgjedhje e pjesshme lokale të 6 marsit. Nga lista me 22 kandidatët vihet re se mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Në Shkodër është future në garë Bardh Spahija, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe drejtues politik për qarkun. Duke e konsideruar veten më në avanyazh me kolegët, Ademi ka refuzuar të kandidojë për një mandat tjetër në bashkinë që ka qenë historikisht bastion i së djathtës.

Partia Demokratike është distancuar nga emrat e bërë publikë nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Në një njoftim, PD bën me dije se emrat e shpallur sot nga grupi që mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha nuk janë kandidatë të PD-së. Alternativat e Berishës për Bashën janë mashtrimi i rradhës që ish-kryeministri po u bën demokratëve. Ky reagim ka marrë një përgjigje nga Komisioni i Rithemelimit. Në një postim të bërë nga Floriana Garo thuhet se ata kandidatë që do të garojnë nesër janë zgjedhur nga vetë demokratët. Ndërsa emrat që pritet të nxjerrë kryedemokrati Lulzim Basha i konsideron kukulla të propozuara nga kryeministri Edi Rama.

Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit do të mbajë primaret e për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit. Anëtarët e PD që përkrahin Berishën do të votojnë nesër në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër. Emri më i votuar do të jetë kandidati zyrtar i Berishës për zgjedhjet në këto bashki. Ndërkohë, Komisioni i Rithemelimit të PD-së nuk është regjistruar ende pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Demokristiane e Shqipërisë është subjekti tjetër zgjedhor që do të konkurojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për 6 bashkitë e vendit dhe është regjistruar sot. Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Fryma e Re Demokratike janë regjistruar ditët e mëparshme.

Dje PS konfirmoi 5 kandidatët e saj në 5 bashki, ndërsa ende nuk është vendosur se cili do të jetë kandidati/kandidatja që do përfaqësojë mazhorancën socialiste në 6 mars në Lushnje. Emri i parë që u zyrtarizua ishte ai i Emirjana Sakos. Sako u komandua në krye të Durrësit pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Shkodrën e konfirmoi Edona Bilali e cila tha se Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut, do të jetë emri që do të garojë për këtë bashki.

Për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, jashtë radhëve të politikës. Ishte Ulsi Manja, ai që tha se Spahiu, 55 vjeç një menaxher, njeri me vizion e me karrierë të gjatë në administratën publike e atë bankare do të garojë për Bashkinë e Dibrës. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi ish-kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Në vendin e tij u komandua Shkëlqim Murrja. Edhe Rrogozhina, njësoj si Durrësi, vjen pa supriza. Edison Memolla, i komanduari në krye të kësaj bashkie pasi Haxhi Memolla ndërroi jetë do të jetë përfaqësuesi i PS-së, deklaroi drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit dha edhe emrin e kandidatit për bashkinë e Vorës që do të jetë psikologu Blerim Shera.

Emrat që përfliten për PD

Për Bashkinë Lushnje nga kampi demokrat i Lulzim Bashës po diskutohen emrat e Elton Banos dhe Darien Xhindolit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Nesër garon në primaret e Shkodrës, Bushati: Më votoni, premtoj ndershmëri

“S’janë të PD”, Komisioni i Rithemelimit: I zgjodhën demokratët, jo kukullat

Primaret e Berishës, PD: Emrat e Sali Non-Gratas, nuk janë kandidatët tanë

Voltana Ademi tregon pse u tërhoq nga gara për Shkodrën: Isha në avantazh

6 bashkitë/ Komisioni i Rithemelimit prezanton kandidatët, kush garon të dielën

7 kandidatët e Berishës për Shkodrën, mes tyre Bardh Spahija. Mungon Voltana Ademi

Zgjedhjet e 6 Marsit, Komisioni Rregullator: Caktoni financier në KQZ për fushatën

Ademi nuk garon për Shkodrën? Dalin dy emra të tjerë të Komisionit të Rithemelimit

Zgjedhjet e 6 marsit, Partia Demokristiane regjistrohet si pjesëmarrëse në KQZ

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha partia socialiste sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha partia socialiste sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll