Bota

FT/ Agravon protesta për energjinë në Prishtinë, qytetarët çajnë kordonin policor

29 Janar 2022, 13:44 Nga DOSJA
FT/ Agravon protesta për energjinë në Prishtinë,

PRISHTINA – Protesta e sotme e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka degraduar në përplasje me forcat e policisë. Qytetarët kanë mundur të thyejnë kordonin policor dhe janë futur në oborrin e godinës së qeverisë.

Ndërkohë, policia ka rreshtuar autoblindat për të shpërndarë protestuesit. Kryetari i PSD dhe organizatori i protestës Dardan Molliqaj është përplasur me forcat e rendit, pasi nuk po e lejojnë që të mbajë fjalim para qytetarëve të thirrur.

Kosova po kalon krizë energjitike. Prej muajit dhjetor, kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar qytetarëve që kursejnë energjinë. Qeveria dhe Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Disa ditë më parë, një grup qytetarët protestuan në sheshin “Zahir Pajaziti” kundër propozimeve të qeverisë. Ata e konsiderojnë kryeministrin Kurti si “rrenc dhe hajdut”.

LAJMI KRYESOR: Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda qeverisë,hidhen poça dhe qirinj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove kriza energjitike ne kosove proteste ne kosove

Sondazh

Poll