Bota

“Shumë dhe të vendosur”, Molliqaj: Vazhdojmë me protesta, aksione dhe tubime

29 Janar 2022, 15:44 Nga DOSJA
“Shumë dhe të vendosur”, Molliqaj: Vazhdojmë me

PRISHTINë – Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës Dardan Molliqaj premtoi se do të thirren tubime dhe protesta në vazhdim kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në një postim në Facebook pas protestës para selisë së qeverisë,  Molliqaj mbeti i kënaqur nga vendosmëria e protestuesve. Ai shtoi se ata do të vazhdojnë luftën kundër qeverisë, Zyrës Rregullatore të Energjisë dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike.

POSTIMI I DARDAN MOLLIQAJT:
Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime.

Protesta e sotme grumbulloi qindra qytetarë. Qytetarët u përleshën ashpër fizikisht me forcat policore dhe arritën të thyenin kordonin policor të vendosur në oborrin e kryeministrisë. Pas një orë përplasje, forcat e rendit nuk lejuan qytetarët brenda godinës, ndërsa lejuan kryetarin e PSD Dardan Molliqaj që të mbante fjalim.

Kosova po kalon krizë energjitike që u shpall në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e Albin Kurtit së bashku me Zyrën Rregulluese të Energjisë dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Kryeministri Kurti u ka kërkuar qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike. Sipas mediave në vend, çmimet për energjinë do të rriten për konsumatorët dhe jo bizneset. Por, qeveria deklaroi se ka shpërndarë 75 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë.

Në protestën e 26 janarit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u mblodhën qindra qytetarë ku lëshuan slogane dhe thirrje kundër kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar mashtrues dhe hajdut lidhur me krizën energjitike. Kurti fajëson qeveritë e kaluara për situatën energjitike në vend.

LAJMI KRYESOR: Energjia në Kosovë/ Qytetarët tentojnë futen brenda qeverisë,hidhen poça dhe qirinj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dardan molliqaj kriza e energjise elektrike albin kurti dardan molliqaj kriza e energjise elektrike

Sondazh

Poll