Art&Argëtim

Australia merr masa! Jep 35 milionë dollarë për të shpëtuar koalat

29 Janar 2022, 11:30 Nga DOSJA
Australia merr masa! Jep 35 milionë dollarë për të

CANBERRA – Australia do të shpenzojë 35 milionë dollarë shtesë në katër vitet e ardhshme për të mbrojtur habitatin e koalave në përpjekje për të ruajtur këtë specie të rrezikuar. Buxheti i caktuar për koalat është njoftuar nga qeveria në Canberra.

“Koalat janë ikonat më të dashura dhe më të njohura të Australisë. Ne jemi të përkushtuar t’i mbrojmë ato për brezat që do të vijnëFondi do të përdoret për rikthimin e habitatit të koalave dhe përmirësimin e të kuptuarit tonë ndaj popullatës së tyre,”-tha kryeministri Scott Morrison në deklaratë për mediat.

Koalat zakonisht banojnë në pyje të hapura eukalipti. Por nga zjarret masive të ndodhura në vitin 2019, ngordhën rreth 1000 koala, duke shtuar rrezikun e tyre për zhdukje. Deri më tani vlerësohet se numri i këtyre specieve varion nga rreth 33,000 në një maksimum prej 100,000 në natyrë. Megjithatë nga zjarret mendohet se është humbur 30% e popullatës.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete australi scott morrison zhdukja e koalave australi scott morrison zhdukja e koalave

Sondazh

Poll