Art&Argëtim

“E mbajta në gojë”, Meridiani zbulon sendin që futi në Big Brother VIP natën e parë

28 Janar 2022, 21:59 Nga DOSJA
“E mbajta në gojë”, Meridiani zbulon sendin që futi

TIRANË– Meridian Ramçaj, ish-banor i Big Brother VIP ka treguar se natën e parë që është futur në Big Brother VIP ka futur një send të vajzës së aktores Arjola Demiri. I pranishëm në studion e BBV, Meridiani tha se duke e parë aq të shqetësuar Arjolën, një natë para se të futej në shtëpi kishte takuar vajzën e aktores dhe i kishte marrë varësen. Këtë të fundit, ai tregon se e ka futur në gojë e ka mbajtur gjatë gjithë kohës që ka zgjatur spektakli, për t’i treguar më vonë aktores se fëmijët i kishte shumë mirë.

Pjesë nga biseda:

Meridian Ramçaj: Dua të them diçka, unë natën e parë që jam futur në Big Brother kam thyer një rregull. Një natë para kam takuar vajzën e Arjolës duke e parë se ajo ishe e shqetësuar. I mora varësen vajzës dhe e kam mbajtur në gojë për t’ia treguar më vonë Arjolës se fëmijët i kishte mirë. Unë e di që po ta dinit ju atë gjë, që natën e parë do më kishit nxjerrë fishek jashtë. 

Arbana Osmani: Atë mos e thuaj ti sepse informacione për fëmijët i kemi dhënë çdo ditë ne Arjolës.

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip meridian ramçaj big brother vip meridian ramçaj

Sondazh

Poll