Art&Argëtim

Meta përshëndet Biden me ftesën për miqësi, Sasha dhe Willow

28 Janar 2022, 20:53 Nga DOSJA
Meta përshëndet Biden me ftesën për miqësi, Sasha dhe

TIRANË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Rusia janë në kulmin e mosmarrëveshjeve, por Sasha e Presidentit Ilir Meta nuk e sheh si pengesë për miqësinë me Willown e Joe Biden. Sasha me emër rus që jeton tek Kodra e Diellit, për Ilir Metën nuk ka asgjë më pak se Willow me banim në Shtëpinë e Bardhë.

Nga kjo miqësi mund të përfitojë jo vetëm rusja sasha, por edhe shqiptari Ilir, që nuk po arrin të gjejë një ndërmjetës për të rregulluar marrëdhëniet me Uashingtonin.

Ose më mirë, nuk po arrinte deri më sot. Me shfaqjen e Willow në Shtëpinë e Bardhë, Sasha u shpall këshilltare e marrëdhënieve me jashtë, në familjen Meta. Nuk duhet harruar që Sasha e ka kaluar edhe sprovën e të moshuarve pasi ka bërë për vete edhe Ijen, gjyshen e Bes Kallakut. Pas përvojës pozitive me 83-vjeçaren nga Bubqi, mund ta gjejë veten me eksperiencë për të fituar simpatinë e 79- vjecarin nga Pensilvania.

(e.a/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale ilir meta joe biden ilir meta joe biden

Sondazh

Poll