Bota

TRONDITËSE në Francë/ 10-vjeçari gjendet i vrarë në valixhe, e dyshuar nëna

28 Janar 2022, 12:39 Nga DOSJA
TRONDITËSE në Francë/ 10-vjeçari gjendet i vrarë

FRANCË– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, aty ku është gjetur i pajetë një 10-vjeçar brenda një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe. Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij e cila rezulton e zhdukur dhe po kërkohet nga policia. Gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne. Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati.

33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë gjërat me vete dhe mendohet se është në gjendje të rënduar psikologjike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france vrasje ne france vritet 10-vjecari ne france france vrasje ne france vritet 10-vjecari ne france

Sondazh

Poll