Bota

‘Oj Kosovo’/ Tenisti serb Gjokoviç valëvit letrën me këngën antishqiptare në Budva

28 Janar 2022, 12:04 Nga DOSJA
‘Oj Kosovo’/ Tenisti serb Gjokoviç valëvit letrën

MALI I ZI- Tenisti serb, Novak Gjokoviç ka qenë i ftuar nga kryetari i bashkisë në një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe. “Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç këndon bashkë me miqtë e tij. Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një letër në ndjekje të ritmit të këngës.

Gjokoviç po qëndron në Budva të Malit të Zi pasi pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Serbi Novak Gjokoviç u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni novak gjokoviç novak gjokoviç

Sondazh

Poll