Bota

E tmerrshme/ Gjendet i vdekur 5-vjeçari në Britaninë e Madhe, arrestohet gjyshja

28 Janar 2022, 09:19 Nga DOSJA
E tmerrshme/ Gjendet i vdekur 5-vjeçari në Britaninë e Madhe,

BRITANI E MADHE – Një 49-vjeçare spanjolle u arrestua për vdekjen e nipit të saj 5 vjeçar në Earlsdon, Coventry të Mbretërisë së Bashkuar. Elena Anghel dyshohet se ka vrarë me thikë nipin e saj David Mario Lazar në banesën e saj. Fëmija i ishte lënë gjyshes së tij nga prindërit për t’u kujdesur pasi ata ndodheshin në punë.

Ekzaminimet mjekësor treguan se vogëlushi David ka humbur jetën si pasojë e një plage thike. Policia britanike raporton se e ka kategorizuar Anghel në Aktin e Shëndetit Mendor, duke konsideruar se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Ai ishte një djalë shumë i gëzueshëm. Gjithmonë qeshte që kur zgjohej deri kur flinte. Kishte shumë energji. I pëlqentë të kërcente dhe këndonte”, shprehen të dëshpëruar prindërit e tij Cristina dhe Dorinel.

Shërbimi mjekësor tha se pavarësisht ndihmës së shpejtë, ishte e pamundur që vogëlushi të shpëtonte.

“Ambulanca menjëherë filloi t’i jepte ndihmën urgjente djaloshit, por fatkeqëisht, pavarësisht përpjekjeve të shumta, ishte pamundur që të shpëtohej jeta e djalit. Ai ndërroi jet në vendgjarje”, tha zëdhënësi i Shërbimit të Ambulancës së West Midlands.

(d.v./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll