Politike

Për herë të parë votues në Shqipëri/ Besa Shahini e buzëqeshur në krah të bashkëshortit, hedhin fletën në kutinë e

30 Qershor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Për herë të parë votues në Shqipëri/ Besa Shahini

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini ka votuar sot pranë qendrës së votimit në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Tiranë.

Shahini shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj Dardan Molliqaj, të cilët janë edhe votues për herë të parë në Shqipëri.

Sivjet, zgjedhjet janë me rëndësi më të madhe se zakonisht, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar nga opozita e vetëpërjashtuar dhe vendimet jo-legjitime të presidentit që u munduan ta dëmtojnë këtë institucion kyç të demokracisë. Sot votova në mbrojtje të këtij institucioni, në mbrojtje të demokracisë dhe për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, u shpreh ministrja Shahini pas votimit.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini dardan molliqaj zgjedhjet lokale besa shahini dardan molliqaj zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll