Art&Argëtim

Armina Mevlani për Shkëlzenin: E ka karakterin si mami, doja t’i ngjante Berishës

25 Janar 2022, 17:54 Nga DOSJA
Armina Mevlani për Shkëlzenin: E ka karakterin si mami, doja t’i

TIRANË– Blogerja Armina Mevlani ka folur për partnerin e saj, Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina tregoi se Shkëlzeni i ngjan shumë të ëmës, ndërsa ajo do të preferonte që të kishte marrë më shumë nga karakteri i ish-kryeministrit Berisha. Karakteri i ftohtë e vendosmëria e Berishës janë ato Armina do të donte që partneri i saj të kishte marrë nga i ati.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim,”- tha Armina.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë zyrtarisht të fejuar. Historia e tyre e dashurisë nisi që në vitin 2014, por vetëm dy vite më parë ato vendosën që ta zyrtarizojnë këtë marrëdhënie në një ceremoni intime me familjarët e tyre. Shkëlzen Berisha ka edhe dy fëmijë nga martesa e tij e parë me ish-bashkëshorten, Sadije Berisha. 

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha armina mevlani sali berisha shkëlzen berisha

Sondazh

Poll