Art&Argëtim

“T’u repovat po m’zen mëngjesi”/ Kënga iu bë virale, 13-vjeçari: Do bëj të tjera

25 Janar 2022, 10:10 Nga DOSJA
“T’u repovat po m’zen mëngjesi”/ Kënga iu

KOSOVË–  “T’u repovat po m’zen mëngjesi”, është kënga që është bërë së fundi virale në rrjetin social “TikTok” dhe në mediat e tjera. Kjo këngë është shkruar nga një 13-vjeçar. Në një intervistë, Shqiproni thotë se këngën e ka bërë me telefon para disa muajve, por është bërë virale javën e kaluar, pasi është shpërndarë nga artistë të njohur si Dhurata Dora apo Ylli Limani.

“Këtë këngë e kam realizuar para 5 muajve. U bë e famshme tani se e publikuan të famshmit. Këngën e kam bo në telefon, ja kam nis kështu se më pëlqen muzika, djali i axhës më ka ndihmu pak. Tekstin e kam shkruar vetë, më erdhi prej kangëve që i ngoj. Përsa i përket ex-it, krejt imagjinat osht.Tash do e qesh, do shoh a po m’dhez. Muzikën e kom bo vet, e pak me ndihmën e djalit axhës. Djali i axhës merret me muzikë. Para 3 muajve e kam publikuar. Dafina Zeqiri ishte e para prej t’famshmve. U gëzova mendova po m’dhez konga. Dafina tha super hit.Pashë që po m’dhez e do qes edhe kongë të tjera. Konga e radhës do jetë me videoklip.”, tregoi Shqiproni per ATV.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale kenga virale ne tik tok shqiproni tik-tok kenga virale ne tik tok shqiproni tik-tok

Sondazh

Poll