Art&Argëtim

U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli: Kam raport të mirë, patjetër që do e uroja

25 Janar 2022, 07:53 Nga DOSJA
U shfaq pranë Bora Zemanit, Vin Veli: Kam raport të mirë,

TIRANË– DJ Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit është parë në ditëlindjen e 30-të të moderatores. Dj i njohur i surprizoi të gjithë kur u shfaq pranë ish-partneres së tij, e cila tashmë është shumë e përfolur për ndarjen nga aktori Donald Veshaj.

I ftuar në emisionin “N’Zoom” Veli tregoi se gjithmonë do i qëndrojë pranë Borës dhe do ta urojë për ditëlindje, pasi dëshiron që të mbajë larg urrejtjen për të dhënë shembull te fëmija i tyre.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë kudo që njoh mundohem të jap mesazhin time dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”,-është shprehur Vini.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bora zemani vin veli bora zemani vin veli

Sondazh

Poll