Insights

Navalny sërish në probleme/ Kritikun e Kremlinit e fusin në listën e terroristëve

25 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
Navalny sërish në probleme/ Kritikun e Kremlinit e fusin në

RUSI- Rusia ka shtuar kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe disa aleatë të tij, në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”. Autoritetet ruse kanë shtuar Navalnyn dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, Lyubov Sobol, Vyacheslav Gimadi, Georgy Alburov, Lilia Chanysheva, dhe Ruslan Shaveddinov më 25 janar, duke i vendosur në nivelin e njëjtë me grupet nacionaliste të krahut të djathtë dhe organizata të huaja terroriste sikurse talibanët dhe i ashtuquajturi, Shteti Islamik.

Sipas ligjit rus, llogaritë bankare të këtyre individëve të shtuar në listë duhet të bllokohen menjëherë. Më pak se dy javë më parë, dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Navalnyt, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, janë shtuar po ashtu në listë.

Vitin e kaluar, Gjykata e Qytetit të Moskës ka shpallur si ekstremiste të gjitha organizatat e lidhura me Navalnyn, duke ua pamundësuar personave të lidhur me Navalnyn dhe rrjetin e tij në Rusi, që të konkurrojnë për zyrë publike. Ky vendim parasheh edhe burgim për aktivistët që kanë punuar me organizatat e Navalnyt.

Vetë Navalny është burgosur prej shkurtit të vitit 2021. Ai është arrestuar pasi është kthyer në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar për helmimin gati fatal me agjent nervor, Noviçok. Navalny beson se helmimi është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Kremlini mohon të ketë pasur rol në këtë rast.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog aleksei navalny georgy alburov ivan zhdanov leonid volkov lilia chanysheva lyubov sobol ruslan shaveddinov vladimir putin vyacheslav gimadi aleksei navalny georgy alburov ivan zhdanov leonid volkov lilia chanysheva lyubov sobol ruslan shaveddinov vladimir putin vyacheslav gimadi

Sondazh

Poll

Insights 17 Janar 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...