Insights

Kënga, pas së cilës fshihet historia dhe tragjizmi i një populli tragjik!

25 Janar 2022, 10:06 Nga DOSJA
Kënga, pas së cilës fshihet historia dhe tragjizmi i një

Nga Ardi Stefa

MOJ E BUKURA MORE
Kënga, pas së cilës fshihet historia dhe tragjizmi i një populli tragjik!
Sa herë e dëgjoj lotoj!
Sa herë e dëgjoj i dua dhe më shumë arbëreshët e Italisë, që ruajtën më mirë se ne gjuhën, zakonet, këngët, shpirtin arbëror.
Kryekënga- himn i tragjizmit, fatalitetit, dhembjes, pengut; monument i shpirtit shqiptar dhe tragjedisë sonë të përjetshme, thesari i trashëgimisë sonë.
“Moj e bukura More” është një ndër lirikat më të bukura të shkruara ndonjëherë për atdheun.
Por pas këtyre vargjeve fshihet një histori e rrallë, e trishtë dhe e shprehur aq bukur, sa rrallë herë mund të haset në këngët e asaj kohe.
Në shekullin XVI, një pjesë e banorëve të trojeve arbërore u detyruan të largoheshin drejt bregut tjetër të Adriatikut duke kërkuar atje paqen dhe lumturinë, që në trojet e tyre pushtuesi turk po ua mohonte.
Ata vinin nga Veriu dhe Jugu, nga Lindja dhe Perëndimi, nga fushat e malet e atyre trojeve me një bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme dhe, veç të tjerash, bashkoheshin edhe në dhimbjen për lënien e atdheut.
Vuajtjet e përjetuara gjatë kësaj vale emigrimi përshkruhen më së miri në kronikat e kohës.
Papa Piu II i shkruante Dukës së Burgonjës, Filipit: “Nuk mund t’i shohë njeriu pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë të uritur e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre, që rrinë anës detit e ngrenë në qiell duart. Qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh.”
Në këtë dhimbje, duke kaluar ditët në vendet larg atdheut, nga shpirti i arbërve, që u larguan nga Moreja, lindi një ndër elegjitë më të bukura, lirikat më të ndjeshme të shprehura në disa vargje të magjishme.
Moreja është dhembja, që nuk na u nda për gjashtëqind vjet.
“Moj e bukura More” mbetet edhe sot si lajtmotivi i dhimbjes shqiptare ndër shekuj, kur ata, të detyruar, i kthyen atdheut shpinën, por në të lanë zemrën.
Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866.
Më poshtë është teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek:
Moj e bukura More,
si të lash e më s’të pash!
Si të lash, si të lash,
siç të gjeta ngë të lash!
Atje kam unë zotin At’,
atje kam unë zonjën Mëmë,
atje kam dhe tim vëlla,
të gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar,
të gjithë mbuluar nën dhe!
Ah, e bukura More!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog ardi stefa ardi stefa

Sondazh

Poll

Insights 17 Janar 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 Janar 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 Janar 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Insights 10 Janar 2022, 19:17

Sot, kur edhe ti, Bert, mbush 80!

Nga Pëllumb KullaTI, Robert Ndrenika, duhet ta ndjesh që kjo është një ditë e lumtur për njerëzit e tu të afërt, por edhe më shumë: është një ditë e bukur për a...