Politike

“Nuk lejohet je në Marikaj”, ministrja Balluku sfidon qytetarin, presion për pjesëmarrje në Durrës (VD)

30 Qershor 2019, 08:13 Nga DOSJA
“Nuk lejohet je në Marikaj”, ministrja Balluku sfidon

Durrës- Ministrja Belinda Balluku ka shkuar që me mëngjes në Marikaj të Durrësit edhe pse nuk voton në këtë zonë. Mësohet se ministrja në këtë zonë ka shkuar që të rritej pjesëmarrja në votime dhe nuk kanë munguar edhe presionet nga ana e saj. Madje ajo ka filmuar edhe protestuesit.

E veshur me plot ngjyra, ajo bisedon për pak minuta me një qytetar, i cili u shpreh ndaj saj se nuk i lejohej të bënte një veprim të tillë sot. Sipas qytetarit nuk ka lidhje që Balluku të ishte sot në Marikaj.

Por ministrja para se të hipte në makinën e saj luksoze, sfidoi qytetarin duke i treguar me krenari pse ndodhej ajo në atë zonë. Më pas ajo u largua menjëherë.

Biseda me qytetarët:

Qytetari: Nëse ke votuar bravo, Bravo ministrja.

Balluku: Ja…

Qytetari: Nuk lejohet zonjë, je ministre shteti. Ti nuk lejohesh këtu në Marikaj.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bleinda balluku voton zgjedhjet lokale bleinda balluku voton zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll