Politike

Rama mesazh opozitës: Sot do merrni mësim, me sovranin nuk luhet

30 Qershor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Rama mesazh opozitës: Sot do merrni mësim, me sovranin nuk luhet

TIRANE- Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh opozitës gjatë prononcimit për mediat pas votimit që bëri në Surrel. “Është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do t’ju japë të gjithëve sesa vota që është e fshehtë. Me popullin nuk luhet, dhe se sovraniteti nuk është një fjalë boshe. Kush tenton të marrë sovranitetin do e ketë fundin me dështim dhe me turp. Me rëndësi është që çdo qytetari ti mundësohet e drejta për të votuar. Ky mësim s’do harrohet kurrë nga asnjë parti dhe politikan. Kurrë më interesat e një pale nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar dhe hesapet e popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët për fëmijët tanë.”-tha Rama.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll