Politike

20 mijë lekë vajzës për votim/ PD nxjerr videon: Si po blen votën Rama në Tiranë, bojkotoni zgjedhjet

30 Qershor 2019, 07:34 Nga DOSJA
20 mijë lekë vajzës për votim/ PD nxjerr videon: Si po blen

Tiranë- PD ka publikuar një video ku akuzon qeverinë se po ble votat. Ish-deputeti Edi Paloka ka publikuar një video ku sipas tyre në Tiranë është blerë vota.  Në videon e publikuar nga PD-ja, shfaqen një vajzë e cila joshet nga paratë që merr dhe premton se do të votojnë për socialistët.

“Edi Ramës u duhet pjesëmarrja. Ai ka vënë sërish skenën kriminale të blerjes së votave. Ne kemi marrë mijëra denoncime. Në videon pas pak do të shikoni videon, ku  kryhet krimi penal nga blerja e votës, nga Rama dhe kriminelët e tjerë. Qytetarë bojkotoni zgjedhjet. Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat i përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.”, u shpreh Paloka.

Biseda në video:

Vajza: Po karta e identitetit duhet?

Burri: Po, se nesër do të votosh, merri këto.  (i jep paratë)

Gruaja: Nesër në mëngjes telefonin mbaje me zile. Thuaji edhe njerëzve në shtëpi.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerja e votës në tiranë pd nxjerr videon zgjedhjet lokale blerja e votës në tiranë pd nxjerr videon zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll