Politike

“Entuziast” Subashi i Fierit: Uragani i njerëzve të votojnë për atë i do zemra… Ndërkohë është i vetmi kandidat

30 Qershor 2019, 07:04 Nga DOSJA
“Entuziast” Subashi i Fierit: Uragani i njerëzve të

Fier– Pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fier, Armando Subashi, kandidati për Bashkinë është shprehur se shqiptarët duhet të votojnë për kë t’ju dojë zemra. Ai ka theksuar se në këtë qytet numri i qytetarëve është në rritje.

“Të gjithë qytetarit e Fierit të dalin në votime dhe të votojnë për atë që ju do zemra, ama të votojnë.  Procesi ka nisur normalisht, ka një numër të madh qytetarësh që do të votojnë.  Uragani i njerëzve që duan të votojnë nuk do të ndalen. Duhet të themi se fluksi është i madh edhe votimet do të ecin normalisht”, u shpreh Subashi.

Theksojmë se në garën për Bashkinë e Fierit ai është i vetmi kandidat.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike armando subashi zgjedhjet lokale armando subashi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll