Bota

Konflikti politik në Malin e Zi, Krivokapiç largon nga qeveria aleatin e Abazoviç

24 Janar 2022, 16:35 Nga DOSJA

MALI I ZI – Kryeministri malazez Zdravko Krivosapiç mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave. Në këtë mënyrë, Sergej Sekuloviç detyrohet të largohet nga qeveria malazeze.

Vendimi i fundit është publikuar si njoftim i qeverisë malazeze. Krivokapiç do të drejtojë këtë ministri deri në zgjedhjen e titullarit të ri.

Ndërkohë, ditën e sotme, Këshilli i Ministrave të Malit të Zi do të zhvillojë seancën e radhës nëpërmjet telefonit për të shkakruar zv/kryeministrin Dritan Abazoviç nga posti i kryetarit të Këshillit Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit të Lartë.

Shteti ballkanas është përfshirë në konflikt të madh politik brenda qeverisë, teksa Abazoviç ka propozuar rrëzimin e qeverisë së Krivokapiç dhe krijimin e një qeverie të pakicës. Ish-ministri Sekuloviçc u shkarkua pasi doli në krah të Abazoviç.

Politikani shqiptaro-malazez është sulmuar si “tradhtar” duke u akuzuar se po bën “puç” ndaj qeverisë së Krivokapiç.

Burimi: Novosti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic zdravko krivokapić dritan abazovic zdravko krivokapić

Sondazh

Poll