Aktualitet

Shtrenjtimi i energjisë / Kuvendi i Kosovës, deputetët-Kurtit: Ke pushtet absolut!

24 Janar 2022, 12:50 Nga DOSJA
Shtrenjtimi i energjisë / Kuvendi i Kosovës, deputetët-Kurtit: Ke

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me paralajmërimet për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike. Seanca e sotme është thirrur me kërkesë të partive opozitare: Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka për qëllim që në fund të debatit të miratohet një rezolutë, që do të bënte thirrje për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë prezantimit të çështjes për diskutim tha se seanca është thirrur për ta “ballafaquar paaftësinë e Qeverisë” me krizën energjetike, duke shtuar se ekzekutivi i kryeministrit Albin Kurti, ka shpërfillur krizën derisa ajo goditi qytetarët. Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka në dorë ‘pushtetin absolut’ për të vepruar. Ai i ka bërë thirrje Kurtit ta lë – siç e quan Shala , retorikën boshe për 20 vitet e shkuara. Më tej, ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka vepruar me kohë ndaj krizës së paralajmëruar energjetike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E SIKLETSHME/ Deputetit i grisen pantallonat në Kuvendin e Kosovës

Kurti: Qytetarët kanë fantazi, s’mund të mos shtrenjtohet energjia elektrike

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2022, 11:35

Ekzekutohet i moshuari në Lezhë (EMRI)

LEZHË– Lekë Lekgjonaj është 65-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. I moshuari është ekzekutuar me a...