Aktualitet

FT/ Masat e ashpra nga Kosova kundër COVID, organizohet nesër protestë në Morinë

23 Janar 2022, 21:14 Nga DOSJA

KUKËS – Nesër do të organizohet një protestë paqësore në doganën e Qafë Morinës në kundërshtim të masave të qeverisë së Kosovës për hyrjen e qytetarëve të vaksinuar me doza ose me dy të tilla bashkë me testin PCR.

Njoftimi është bërë nga Rakip Matmuja, organizator i protestës, shofer i linjës së transportit Kukës-Prizren. Në këtë njoftim, u kërkohet të gjithë banorëve të Kukësit që të marrin pjesë në këtë grevë paqësore, e cila nis nesër në orën 10:00.

NJOFTIMI
Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022, në orën 10:00 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë Doganës së Morinit për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike, por paqësore në shërbim të komunitetit. 

Organizatori i protestës
Rakip Matmuja


                                         Njoftimi për grevë paqësore në Doganën e Morinës

 

Qytetarë të shumtë nga Shqipëria janë irrituar me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila u kërkon çdo personi që futet në territorin e Kosovës të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit me 3 doza, ose me test PCR dhe dy doza vaksinash. Shumë prej tyre janë kthyer pas nga autoritetet doganore të Morinës.

Zv/ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani i kërkoi ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Rifat Latifi që të rishikojnë vendimin e fundit për lëvizjen e qytetarëve pasi e konsideron të pakuptimtë.

(d.v/dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dogana e morin masat e covid ne kosove dogana e morin masat e covid ne kosove

Sondazh

Poll