Aktualitet

Legalizimi i kanabis në Shqipëri! Rama kërkon mendim: Ta lejojmë kultivimin?

23 Janar 2022, 09:54 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë për legalizimin e kanabis në Shqipëri. Ai ka publikuar pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar, e cila lidhet me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Rama shkruan se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin.

POSTIMI:

KËSHILLIMI KOMBËTAR/ PYETJA 6Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon  https://keshillimikombetar.al/#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan Rama.

 Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi edi rama legalizimi i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll