Aktualitet

PAMJET: Atenati-Breshëri plumbash në një furre buke në Athinë, plagosen dy shqiptarë

22 Janar 2022, 17:39 Nga DOSJA
PAMJET: Atenati-Breshëri plumbash në një furre buke në

GREQI– Atentat me armë zjarri në Athinë. Tre persona, dy prej tyre me origjinë shqiptare, kanë mbetur të plagosur brenda një furrë buke. Të gjithë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk dihen ende detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Deri më tani, mediat vendase kanë bërë me dije se njëri shqiptar ka marrë plumb në gjoks, kurse tjetri është me plagë në bark.

Por si nisi ngjarja?

Dy persona raportohet se po pinin kafe në furrë kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, ndërsa dy të tjerë zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të tjerët po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur një person me karrige. Pikërisht në këtë moment, burri që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokun e tij duke përdorur edhe armët.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ku deri më tani siç duket edhe nga pamjet e vendit të ngjarjes, gëzhojat janë mbuluar me gota për të mos i marrë era.

Kjo për shkak se edhe Greqia është përfshirë nga një stuhi që ka sjellë erë të fortë dhe temperatua ekstreme. Siç raportojnë mediet fqinje, ngjarja dyshohet për larje hesapesh, ndërsa autorët janë larguar me një “Fuoristradë” të zezë, brenda së cilës ndodheshin tre persona. Por duket sejanë zhdukur pa asnjë gjurmë, ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të tyre. Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

SHIKO EDHE KËTË:

VD e ATENTATIT!Momenti kur dy shqiptarët qëllohen me breshëri brenda furrës në Greqi

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet kryesore atentat ne greqi greqi atentat ne greqi greqi

Sondazh

Poll