Aktualitet

Mazniku: Familja Mziu merr 303 m2 banesë, Ledioni: Pse ta ndërroj vilën me pallat?!

20 Janar 2022, 20:28 Nga DOSJA
Mazniku: Familja Mziu merr 303 m2 banesë, Ledioni: Pse ta ndërroj

TIRANË- Ledion Mziu, i riu që tentoi të hidhej nga çatia e shtëpisë së tij ditën e djeshme kur Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit po shembte banesës e tij dhe të familjeve të tjera në lagjen “5 maj” kundërshtoi marrëveshjen e ofruar nga bashkia e Tiranës dhe qeveria për kompensimin e prishjes së banesës së tij. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Mziu pasi dëgjoi nga n/kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku se sa m2 banesë do të përfitonte familja e tij, i riu deklaroi se Bashkia e Tiranës i ka ofruar apartament, ndërsa ai tha se shtëpia e tij e vjetër ishte vilë dhe nuk e pranonte një kompensim të tillë.

PJESË NGA EMISIONI ‘OPINION’:

Ledion: Në 1996 vilën e ka ndërtuar babai im. Jam me gjithë dokumentacionin e truallit dhe banesës. Ja ku është. Mund ta verifikoni. Përpara se pse kemi refuzuar të largohemi. Nuk jam larguar me urdhër, por me njoftim nga IKMT për lirim vullnetar të ambjentit. Theksoj IKMT mbron territorin. Nuk jam i kundraligjshëm, kam akt pronësie. Më kanë sjellë kontratë. Është i njëanshëm, s’mund ta firmos. Këtyre u themi letër bakalli, nuk kanë datë. Shikojini vetë. Nuk ka nr.protokolli. Ka shkelje ligjore nga ana e bashkisë. Nuk më garanton asgjë që të largohem. Marrëveshje me 8 faqe u ka ardhur të gjithë banëorëve.

Arbi Mazniku: Kam ekzakt llogarinë. Babai i Ledionit ka një sip. 239 m2 truall dhe 187 m2 ndërtesë. Vendimi ka dalë. është lajmërua dy herë familja. Familja merr187.1 m2 sipërfaqe banimi dhe 115.94 m2 sip.banimi si shkëmbim. Jemi duke i dhënë Fadil Mziut  84.5% të sipërfaqes së ndërtimit të mundshëm mbi truallin e tyre. Vlera e pronës  pas 6-7 muajsh jo më larg se sot do jetë 2-3 herë më e madhe se vlera e pronës që ata kanë patur.

Ledion Mziu. Ekziston shtëpia sikur të jetë në Siri. I bëri kalkulimet Mazniku se i ka bërë vetë. Bashkia e Tiranës ka vendosur me 303 m2 lloji njësi banimi pallat. Një pyetje. Pse duhet ta ndërroj vilën time me pallat? Sapo dola nga Komisariati se kundërshtova policinë me fikëse zjarri, shkopa gome. Kam fjetur në makinë. Kisha dhe mercenarë, por nuk i kapën kamerat.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arbjan mazniku shembja e banesave te 5 maji arbjan mazniku shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll