Aktualitet

Të ndarë? Demokratët pa rregulla, Bylykbashi rri ngjitur me Bardhin, flet me Çupin

19 Janar 2022, 10:33 Nga DOSJA
Të ndarë? Demokratët pa rregulla, Bylykbashi rri ngjitur me

TIRANË– Edhe pse janë ndarë prej muajsh në dy grupe, demokratët duket se nuk i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Oerd Bylykbashi, një nga të pezulluarit nga Partia Demokratike pas protestës së dhunshme të 8 janarit që u zhvillua në selinë blu ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti, siç shihet edhe nga pamjet, është ulur ngjitur me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe ka shkëmbyer biseda me deputeten Dhurata Çupi të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës krah kryedemokratit Lulzim Basha.

Pavarësisht se Bashën nuk e njeh si kryetar të PD-së e mbështet ish-kryeministrin Sali Berisha, Bylykbashi duket se me demokratët ruan një marrëdhënie mjaft korrekte. Ai e pyeti Çupin për banesat në lagjen “5 Maji” që po shemben sot dhe morui një përgjigje mjaft të qetë nga kolegia.

Sa janë aty Dhurata, sa banesa, një mijë e…?”- pyeti ai.

“Po, janë një mijë e ca kurorë, një mijë e 100,”– përgjigjet Çupi.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bazment bardhi dhurata cupi komisioni i ligjeve 19 janar 2022 oerd bylykbashi bazment bardhi dhurata cupi komisioni i ligjeve 19 janar 2022 oerd bylykbashi

Sondazh

Poll