Aktualitet

TRAGJIKE në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë në spital, ndërron jetë vajza 3-vjeçare

19 Janar 2022, 08:19 Nga DOSJA
TRAGJIKE në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë në spital,

ELBASAN– Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një vajzë 3-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e qytetit. Mësohet se fëmija mjekohej në shtëpi prej disa ditësh e në momentin që është dërguar nga familjarët e tij në spital, ka ndërruar jetë.

Vajza u dërgua në spital me temperaturë të lartë, kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake. E mitura nga fshati Kusarth i Elbasanit, mësohet se vuante nga bronko-pneunomia. Babai i të miturës është shprehur pas tragjedisë se ende nuk e kupton se përse vajza e tij ndërroi jetë, pasi mjekët i thanë se kishte thjesht virozë. Për mediat, Agim Ismaili pohoi se vajza merrte mjekimin në banesë prej 9 ditësh.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vajza ndërroi jetë në spital, babai: Kishte 9 ditë e sëmurë, na thanë ka virozë

Vdekja e 3-vjeçarit/ I mituri prej ditësh në gjendje të rëndë, mjekohej në banesë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vdes femija ne elbasan elbasan vdes femija ne elbasan

Sondazh

Poll