Politike

E papritur/ Aurel Plasari ironizon Bashën: Më në fund lajmi lumturues, çfarë? Filluaka më 30 qershor…

29 Qershor 2019, 07:52 Nga DOSJA
E papritur/ Aurel Plasari ironizon Bashën: Më në fund lajmi

Tiranë-Për situatën politike në vend ka reaguar edhe studiuesi i njohur Aurel Plasari. Së fundmi ai ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se pas 30 qershorit fillon spiralja e rënies së pushtetit të Ramës.

 ‘Ja më në fund lajmi lumturues: Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta’, shkruan Aurel Plasari në postimin e tij, që në fakt është shumë ndryshe nga herët e tjera.

Kujtojmë se Plasari është një zë i fortë opozitar, dhe ka dalë shpesh kundër qeverisë Rama. 

Një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se qytetarët nuk duhet të priren drejt dhunës pasi kryeministri Edi Rama do të marrë vetë fund pas zgjedhjeve të 30 qershorit.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel plasari lulzim basha plasari sulmon bashën zgjedhjet e 30 qershorit aurel plasari lulzim basha plasari sulmon bashën zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll