Bota

Blinken në Kiev e Berlin / Ambasada e SHBA në Tiranë: Ul tensionet Rusi-Ukrainë!

19 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA
Blinken në Kiev e Berlin / Ambasada e SHBA në Tiranë: Ul

TIRANË – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka konfirmuar lajmin se këtë javë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë drejt Ukrainës dhe Gjermanisë.

Në këto vizita, Blinken pritet të takohet me partnerë dhe aleatë të SHBA-ve, ndërsa më pas do të takohet me homologun e tij rus në Gjenevë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në vendin tonë, kjo vizitë e Blinken është një përpjekje diplomatike për të qetësuar tensionet rreth rritjes së paprovokuar të prezencës ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA në Tiranë:

“Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Bliken do të udhëtojë në Kiev dhe Berlin këtë javë, ku do të takohet me partnerë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara, përpara se të takojë homologun e tij rus në Gjenevë. Kjo është një përpjekje diplomatike për të qetësuar tensionet rreth rritjes së paprovokuar të prezencës ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ambasada e shba ne tirane antony blinken ambasada e shba ne tirane antony blinken

Sondazh

Poll