Aktualitet

‘Veliajn e martoi nëna me fiq’ / E moshuara nga ‘5 Maji’: Shtëpitë i kemi me djersë

19 Janar 2022, 09:47 Nga DOSJA
‘Veliajn e martoi nëna me fiq’ / E moshuara nga ‘5

TIRANË – “E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun”. Kështu është shprehur njëri nga banorët, të cilit do ti shembet shtëpia në kuadër të procesit të rindërtimit te ‘5 Maji’ në Tiranë.

E moshuara tha se si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje me bashkinë sot nuk ka ku të qëndrojë, ndërsa u shpreh tepër e indijuar për atë që po ndodh dhe thotë se ky projekt po bëhet për të ndërtuar pallate të cilat do shiten në interes të Veliajt.


Ajo tha se, pavarësisht kërkesave dhe shkresave të dërguara kreut të bashkisë Tiranë, ata nuk kanë marrë një përgjigje.

“Unë jam jashtë në Hënë sonte, nuk kam ku fle. I kemi thënë Erion Veliaj hajde se nuk të vret kush, hajde na thuaj një rrugë. 30 vjet e la rrugën në baltë. Po këtu do bëhen pallate për tu shitur  për vete se nuk është ngopur me lek. E ka martuar nëna me fiq, ne i kemi bërë me djersë e me dru e me grekun. I them kryeministrit e Erion Veliajt faqja e zezë ju qoftë, turp me polici vjen këtu e na tërheq zvarrë. A kanë nëna, gra e motra? Këta nuk janë burra, këta janë buburreca. Ku do fle unë sonte? Unë nuk i kam marrë lek as Edi Ramës, as Erion Veliajt.”, u shpreh banorja e moshuar.

LAJMI KRYESOR: Shembja te ‘5 Maji’! ‘Blindohet’ zona nga efektivët, shoqërohen disa banorë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet nis prishja e banesave te 5 maji protestojne banoret e 5 majit nis prishja e banesave te 5 maji protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll