Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ I mituri prej ditësh në gjendje të rëndë, mjekohej në banesë

19 Janar 2022, 08:47 Nga DOSJA
Vdekja e 3-vjeçarit/ I mituri prej ditësh në gjendje të

ELBASAN– Fëmija 3-vjeçar i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Elbasanit, mjekohej në shtëpi prej 4 ditësh. Ai është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital, aty ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

Fëmija i cili ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit, mësohet se ishte me bronko-pneunomi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

LAJMIKRYESOR: TRAGJIKE në Elbasan/ Shkoi me urgjencë në spital, ndërron jetë fëmija 3-vjeçar

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan vdes femija ne elbasan elbasan vdes femija ne elbasan

Sondazh

Poll