Politike

Andi Bejtja: Amerika ka bërë gabime, çdo të ndodh më 1 korrik

29 Qershor 2019, 06:40 Nga DOSJA
Andi Bejtja: Amerika ka bërë gabime, çdo të ndodh më

Tiranë- Andi Bejtja ka folur për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Ndër të tjera në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan Çanit ka deklaruar se Amerika ka bërë gabime dhe këtë e lidhi me deklaratën e djeshme të Palmer.  Bejtja theksoi se Amerika ka shqetësim se sjella e opozitës mund të bëhet precedentë për gjithë rajonin. Por ai ka theksuar më tej se më 1 korrik nuk do të ketë gjë, do ketë shkuar një pjesë e militantëve të votojnë dhe zgjedhje nuk ka për të pasur.

“Amerika ka bërë gabime, por intervista e tij nuk ka ndonjë gjë të madhe për ta bërë merak opozitën. Amerika ka shqetësim se kjo mos bëhet precedentë për gjithë rajonin. Opozitës i është dashur të bëjë betejë të madhe për drogën dhe prapë mezi kishim reagime. Nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar. Ai sheh më gjerë dhe kërkon stabilitet në rajon. Palmer tha edhe që me 1 Korrik palët duhet të flasin me njëri-tjetrin dhe përgjimeve duhet t’i shkohet deri në fund, duhet të hetohen. Mesazhet nuk ishin kaq euforike për mazhorancën, por duan stabilitet. Me 1 Korrik nuk do të ketë gjë, do ketë shkuar një pjesë e militantëve të votojnë dhe zgjedhje nuk ka për të pasur. Shqipëria do zgjohet me gjithë këtë krizë.”, është shprehur ai. 

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer është shprehur se SHBA-të njohin vetëm 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi bejtja zgjedhjet e 30 qeshorit andi bejtja zgjedhjet e 30 qeshorit

Sondazh

Poll