Politike

Sot heshtje zgjedhore/ Rama nesër në zgjedhje pa opozitën, PD protestë në Tiranë e Kurbin

29 Qershor 2019, 05:56 Nga DOSJA
Sot heshtje zgjedhore/ Rama nesër në zgjedhje pa opozitën, PD

TIRANË- Pas shumë debatesh, tensioneve, nesër më datën 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet lokale në vend, ku mund të votojnë 3.5 mln shqiptarët. Ndryshe nga herët e kaluara, opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pak muaj më parë, PD, LSI dhe disa parti të vogla dogjën mandatet e tyre dhe deklaruan se nuk futen në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Nga ana tjetër PS-ja vazhdoi fushatën elektorale dhe kryeministri Edi Rama në çdo dalje të tij publike ka deklaruar i prerë se vendi do të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit. Për këtë situatë ka ndërhyrë edhe presidenti Ilir Meta. Pasi opozita vijonte me protestat e saj çdo javë, ku nuk mungonin tensionet, Meta anuloi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Por situata në vend u ndërlikua akoma më shumë, pasi vetëm dy ditë më parë presidenti dekretoi një datë të re zgjedhjesh, që është 13 tetori 2019. Dekreti i presidentit sërish nuk është njohur nga PS, të cilët e injoruan dhe vijuan fushatën e shtojnë se janë të bindur se zgjedhjet do të mbahen nesër. Opozita nga ana e saj paralajmëron se do të vijojë me protestat e saj për të pamundësuar zgjedhjet, ku ditët e fundit ka pasur dhe tensione në disa KZAZ në vend.

Por sot, pas shumë tensioneve dhe deklaratave të forta nga të gjitha palët, të gjithë janë të detyruar që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore. “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin Kodin Zgjedhor. Por sot ka reaguar presidenti Ilir Meta, ku shprehet se pas të dielës ka edhe të hënë. Ndërkohë nuk kanë munguar disa protesta sot në Tiranë, Dibër dhe Kurbin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama heshtje zgjedhore lulzim basha zgjedhjet e 30 qeshorit edi rama heshtje zgjedhore lulzim basha zgjedhjet e 30 qeshorit

Sondazh

Poll