Bota

Pas takimit me Ramën, Erdogan pret me ceremoni madhështore Aleksandër Vuçiç

18 Janar 2022, 14:52 Nga DOSJA
Pas takimit me Ramën, Erdogan pret me ceremoni madhështore

TURQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës një ditore në Turqi mori pjesë në seancën e tretë të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Turqisë. Me atë rast u nënshkruan disa dokumente të rëndësishme për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në mbledhje u shqyrtuan të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe u diskutuan hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pasi u prit me ceremoni madhështore nga presidenti i Turqisë, Vuçiç ka vizituar varrin e udhëheqësit Mustafa Kemal Ataturkut. Presidenti serb u shpreh se vizita në varrin e Kemal Ataturkut është një nder i madh në emër të qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe popullit serb t’i bëj homazhe babait të pavdekshëm të kombit turk dhe mikut të sinqertë të vendit tonë Kemal Ataturk. 

Pas takimit me Erdogan, Vuçiç gjatë fjalimit për mediat ka treguar detaje nga biseda mes dy homologëve, ku në qenër të diskutimeve kanë qenë planet dhe investimet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Nga ana tjetër Vuçiç nuk ka lënë pa përmendur edhe referendumin e zhvilluar në Serbi, ku njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhejet presidenciale të 3 prillit. Pjesë e bisedimeve të tyre ishte edhe kriza në Bosnje & Herzegovinë, ku dy presidentët kanë deklaruar se do të futën për të ndërmjetësuar situatën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Kriza në Bosnje, Erdogan dhe Vuçiç: Do e ndërmjetësojmë, liderët t’i bëjmë bashkë

Zgjedhjet presidenciale në Serbi/ Habit Vuçiç: Unë nuk do të kandidoj

Nga ‘Marrëveshja e Dejtonit’ tek investimet, biseda mes Vuçiç dhe Erdogan

Vuçiç në Turqi/ Homazhe mikut të sinqertë të Serbisë, Mustafa Kemal Ataturkut

VIDEO/ Me kalorës e forca ushtarake, Erdogan pret Vuçiç në Turqi

(f.i/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic rexhep tajip erdogan vucic ne turqi aleksander vucic rexhep tajip erdogan vucic ne turqi

Sondazh

Poll