Aktualitet

143 kg kokainë me foton e Escobar, lirohet nga qelia administratori i kompanisë

18 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
143 kg kokainë me foton e Escobar, lirohet nga qelia administratori i

TIRANË– Një nga aksionerët e “Masabi Fruits”, Erion Peti është liruar nga qelia, edhe pse brenda konteinerit të kompanisë u gjetën 143 kg kokainë, e cila kishte të printuar sipër foton e Pablo Escobar. Pas kapjes së drogës në portin e Durrësit, në pranga ranë dy persona, Erion Peti dhe Klajdi Xibraku nga Tirana, që të dy aksionerë të kompanisë së eksportit të frutave e quajtur “Masabi Fruits”.

Por duket se pas 10 muajsh burgosje, Peti ka dalë nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës. Sot, gjyqtarja Anita Mici pranoi kërkesën e avokatëve për tjetërsimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, në lirim pa kushte për të prangosurin. Ndërkohë që Klajdi Xibraku vijon ende që të qëndrojë në qëli.

Droga e kapur në port ishte fshehur në tavanin e kontejnerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me kodet e mbishkruara si “më e mira”; “Vëlla” dhe foton e Pablo Escobar. Ndërsa të dy mohuan para trupës gjykuese se kishin lidhje me lëndën narkotike, edhe pse rezulton se të dy kanë udhëtuar disa herë drejt Ekuadorit. Sipas tyre, udhëtimet kishin për qëllim lidhjen e marrëveshjeve dhe kontratave për blerjen e bananeve dhe frutave të tjera ekzotike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erion peti erion peti

Sondazh

Poll