Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Noka: Do kemi kandidatët tanë në 6 bashki

18 Janar 2022, 16:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Noka: Do kemi kandidatët tanë në 6

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë kandidatët e tyre në të gjashta bashkitë. Në një lidhje me Skype në Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Noka tha se është i bindur se shumica e kandidatëve të tyre do të jenë fituesit.

“PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit,”- tha Noka ndër të tjera.

Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, vetë Berisha tha se Voltana Ademi ka të drejtë të kandidojë sërish për Bashkinë e Shkodrës, pasi i plotëson të gjitha kushtet. Për pesë bashkitë e tjera nuk ka ende emra. Presidenti Ilir Meta ka nisur nga puna për caktimin e një date për zgjedhjet e pjesshme lokale në vend. 

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Vlabona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore flamur noka zgjedhjet e pjesshme lokale flamur noka zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll