Aktualitet

Sherri dhe plagosja me thikë në Durrës, identifikohen autori dhe i plagosuri

18 Janar 2022, 16:31 Nga DOSJA
Sherri dhe plagosja me thikë në Durrës, identifikohen autori dhe

DURRËS – Janë identifikuar autori dhe i plagosuri i ngjarjes së sotme në lagjen nr.1 të Durrësit. Agresori që goditi me thikë është Fatjon Vrioni, 36 vjeç, ndërsa i plagosuri është 50-vjeçari Artan Kazazi. Sipas njoftimit të policisë, Kazazi dhe Vrioni janë konfliktuar për motive të dobëta, ç’ka është ndikuar nga gjendja e tyre e dehur. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e thikës, ku Fatjon Vrioni e ka goditur 50-vjeçarin Kazazi në kokë dhe këmbë. Forcat e rendit të Durrësit arrestuan 36-vjeçarin pas ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT:

Plagosi me thikë 50 vjecarin, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë vë në pranga 36 vjeçarin.

Më  datë 18.01.2022, rreth  orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një  konflikti  për motive të dobta, shtetasi F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, shtetasin A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën  kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e menjëhershëm te shtetasit F. V.

Grupi hetimor po punon për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne durres plagosje me thike ne durres

Sondazh

Poll