Aktualitet

Vrasja e efektivit të FNSH-së në Lezhë/ Përfundon hetimi, DOSJA shkon në Gjykatë

18 Janar 2022, 18:21 Nga DOSJA
Vrasja e efektivit të FNSH-së në Lezhë/ Përfundon

LEZHË– Prokuroria e Lezhës ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhuliano Prela, i cili u gjet i vrarë brenda makinës së tij në dhjetor të vitit 2020 teksa kthehet nga Shkodra. Deri më tani lidhur me vrasjen, Prokuroria e Lezhës ka marrë si të pandehur dy persona Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Sipas dosjes së siguruar nga “Balkanëeb”, Hysa mendohet se është personi që ka qëlluar për vdekje efektivin, ndërsa Nikoll Sherniku akuzohet për “moskallëzim Krimi”.

Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28-dhjetor te vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te karburantit kamerat e te cilit kishin filmuar vrasjen e policit. Dy kushërinjtë u prangosëm gjatë një aksioni Policie, ndërsa efektivët e Policisë kishin gjetur një armë të fshehur në depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së Redionit. Ekspertiza balistike që iu bë armës në laborator provoi se e njëjta pistoletë ishte përdorur natën e vrasjes. I vënë përballë provave, Redion Hysa ka “kyçur” gojën duke mos dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë që kamerat e sigurisë kanë kapur edhe mjetin e tij tip “Golf 3” që qarkullonte në zonë natën e vrasjes.

Mendohet se pasi kanë kryer vrasjen, dy kushërinjtë janë kthyer sërish për të kërcënuar punonjësin e karburantit që të mos tregonte asgjë që kishte parë, por duket se ky veprim vetëm sa i ka rënduar situatën të arrestuarve. Tani për Redion Hysën janë ngritur akuzat e “vrasjes me Dashje” për Redion Hysen, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve” ne dy raste, “Kanosje me arme” dhe “Prishje te rendit dhe qetësisë publike”. Ndërsa për kushëririn e tij, Sokol Hysa, është ngritur akuza e “Kanosjes me arme” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sa i përket Briland Martinaj, i cili u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen, ai është lënë i lirë, e akuzat ndaj tij janë pushuar pasi është provuar se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur. Ndërkohë që i përket Gjykatës së Lezhës, të vendosë nëse do të marrë në gjykim çështjen, apo do ta kthejnë për plotësim të hetimeve.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll