Art&Argëtim

Ende pa shlyer! Serbia ‘lan’ borxhet e Titos deri në 2041, ja shuma që duhet kthyer

18 Janar 2022, 18:10 Nga DOSJA
Ende pa shlyer! Serbia ‘lan’ borxhet e Titos deri në 2041, ja

BEOGRAD– Qytetarët e Serbisë do t’i paguajnë borxhet Titos edhe për 20 vitet e ardhshme. Këstet e fundit të kredive që Serbia ka marrë gjatë viteve 70-80 do të përfundojnë vetëm në vitin 2041, ndërsa ka mbetur edhe rreth 1.5 miliardë euro pa paguar. Sipas mediave serbe, ish-presidenti komunist i Republikës së Jugosllavisë, Josip Broz Tito ka marrë borxh këto shuma:

Klubi i Kreditorëve të Parisit – 740.94 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2041)
Banka Botërore – 543.63 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2031)
Qeveria e Kuvajtit – 213.42 milionë euro (kësti i fundit i borxhit maturohet në 2034).

Gjatë viteve 1970 dhe 1980, Serbia mori gjithsej 8.8 miliardë euro hua, para që përdoreshin kryesisht për konsum, por edhe për të rritur pagat e pensionet. Në vitin 1978, Serbia kishte borxh minimal por me kalimin e kohës interesat shkuan deri në 7% në vit. Deri më tani disa nga pronat e Titos janë shitur ose janë dhënë me qira, por të tjera janë ende atraksione të njohura për turistët jugo-nostalgjikë, si Shtëpia e Luleve në Beograd, ku ai u varros, apo vila në fshatin e tij Kumrovec në Kroaci, ku ditëlindja e tij festohet nga admiruesit e tij çdo vit.

Marrë nga Blic.rs

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete josip broz tito josip broz tito

Sondazh

Poll