Art&Argëtim

Ribashkimi i serialit ‘FRIENDS’/ Producenti tregon hapur aktorin më të keq

18 Janar 2022, 16:28 Nga DOSJA
Ribashkimi i serialit ‘FRIENDS’/ Producenti tregon hapur aktorin

SHBA- Seriali ‘Miqtë’ është mjaft i shikuar dhe fansat kanë krijuar preferenca pë secilin aktor. Sipas medjave të huaja mes kasit të aktorëve ka dhe nga ata që nuk ka lënë përshtypjet më të mira kur u shfaq në episodin “The One After The Superbowl”.  Sipas fansave Reese Witherspoon, George Clooney, Billy Crystal, Robin Williams, Winona Ryder dhe Brad Pitt janë vetëm disa nga aktorët që luajtën në serialet hit dhe që ishin më të mirët.

Ndërsa për producentin Warren Littlefield, aktori Jean-Claude Van Damme doli të ishte ylli më i keq i ftuar që ka luajtur për sa i përket sjelljes. Sipas producentit Jean-Claude Van Damme gjithmonë vinte në set me tre ose katër orë vonesë dhe shkonte direkt në dhomën e tij të zhveshjes, ai ishte arrogant dhe i vrazhdë. Herën e parë që producentët shkuan për t’u prezantuar me të, ai u kërkoi atyre të largoheshin sepse donte të mësonte përmendësh më parë veprat e tij. 

“Unë mendoj se kur Jean Claude u shfaq, ai kërkoi përmes menaxherit të tij që t’i sillte një markë specifike drithërash menjëherë dhe një anëtar i ekuipazhit vrapoi për ta blerë atë,” tha Littlefield.

Fatmirësisht për të gjithë, Van Damme ishte thjesht i ftuar dhe jo protagonisti kryesor i serialit, ndaj bënë durim deri në përfundimin e xhirimeve.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz seriali friends seriali friends

Sondazh

Poll