Art&Argëtim

Tre vitet e vështira/Bella Hadid rrëfen si ankthi nuk e lejonte të dilte nga shtëpia

18 Janar 2022, 18:09 Nga DOSJA
Tre vitet e vështira/Bella Hadid rrëfen si ankthi nuk e lejonte

SHBA- Modelja Bella Hadid e ka ndarë edhe më parë problemin e saj me depresionin, por së fundmi ajo ka rrëfyer me detaje se si i ka kaluar tre vitet e fundit  emposhtur nga anksthi. Mediat e huaja raportojnë se modelja 35-vjeçare gjatë një interviste për WSJ Magazine rrëfen se një nga arsyet që nuk bashkëpunuar me një stilist personal prej një kohe të gjatë ishin problemet me shëndetin mendor.

“Ky vit i fundit ka qenë shumë i rëndësishëm për mua të mësoj se nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen, nëse jo, nuk ka rëndësi, nuk ka rëndësi, sepse është stili im. Kur largohem nga shtëpia në mëngjes, ajo që pyes veten është: A më bën kjo të lumtur? A ndihem mirë për këtë dhe a jam rehat? Mamaja ime ose doktori im më pyesnin se si jam dhe në vend që të përgjigjesha me një mesazh, unë u dërgoja një foto. Ishte gjëja më e lehtë për mua në atë kohë, sepse nuk isha në gjendje të shpjegoja se si ndihesha. Po kaloja dhimbje torturuese dhe dobësuese fizike dhe mendore dhe nuk e dija pse. Kjo ka ndodhur për tre vitet e fundit të jetës sime”,- thotë modelja.

Hadid për herë të parë tregoi për problemet e saj me disa foto duke qarë të publikuara në ‘Instagram’, ku tregoi për fansat e saj mbështetjen e saj për këdo që po kalon diçka të ngjashme pasi ka gjithmonë dritë në fund të tunelit.

(f.i/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz bella hadid bella hadid

Sondazh

Poll