Politike

Basha thirrje kundër dhunës: Rama do të kapitullojë pas 30 qershorit

28 Qershor 2019, 21:02 Nga DOSJA
Basha thirrje kundër dhunës: Rama do të kapitullojë pas 30

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje për distancinm nga dhuna. Basha u shpreh se pas 30 qershorit Rama do të kapitullojë dhe se ky është spiralja e rrëziimit të kryeministrit.

Ndër të tjera kreu i Opozitës u shpreh se Rama ka pasur shumë besim të qytetarëve në dorë por që nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Basha e përkufizoi kryeministrin si një të keqe që PD-ja e ka luftuar prej 6 vitesh.

Më tej Basha theksoi se pa bojkotet e Opozitës Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas dhe Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë di të ishin ende ministra.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës.

30 Qershori hapi fatal politik që çon drejt rrëzimit regjimin e Ramës. E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe mjaft të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ua heqë as përgjegjësitë, as meritat askujt.

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë përnjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vjet rresht.

Na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund

Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë  ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll