Politike

Vlorë/ Rama mesazh demokratëve: Nuk e kemi ne fajin që iu trajtojnë si skllevër

28 Qershor 2019, 19:53 Nga DOSJA
Vlorë/ Rama mesazh demokratëve: Nuk e kemi ne fajin që iu

VLORË- Kryeministri Rama nga fushata përmbyllëse në qytetin e Vlorës ka pranuar gabimet gjatë qeverisjes së tij por duke pranuar se kurrë nuk do të bëjë diçka kundër Shqipërisë.

“Nuk kemi bërë gjithçka për të qenë të qetë. Kemi bërë gabime e kemi kusuret tona. Por ka një gjë të rëndësishme kur gjykon punët e një qeverie. Gabimet janë bërë si rezultat i pamundësisë për të bërë gjënë e duhur. Nëse je kryeministër dhe thua ajo fabrika duhet të çmontojë municione dhe nuk duhet të shkojnë taksat e tatimet… për sa kam qenë dhe do të jem në detyrë nuk do të bëjë firma për ti bërë dëm vendit për ti lënë një njollë kombit duke përfituar. Asnjëherë! Ne nga qielli nuk kemi rënë…Më të mirë se ne ky vend s’ka pasur nuk ka dhe nuk ka për të patur edhe për shumë kohë. Ju nuk e ndalni dot drejtësinë. Po ju lë më një mesazh për demokratët e Vlorës. Unë sot s’do iki do rri dhe nesër, pasnesër do iki në Tiranës. A e kupton si erdhi puna. Ju them të shikosh me sytë e mendjes se partia jote nuk ka të nesërme nëse ti nuk bëhesh bashkë me ne për t’i dhënë mësimin se nuk mund të tallet me ty. Duke të dëmtuar drejtpërdrejt ty. Mblidh mendjen dhe mos shko më pas berihajit. E kanë ata fajin që të trajtuan si skllav. O zgjidh Dritan Lelin ose rri mirë e urtë si demokrat. Shkoni votoni. T’i japim një mësim opozitës. Kërkesa është ta themi bashkë. Rroftë Vlora!,” ka thënë Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore zgjedhjet lokale edi rama edi rama ne vlore zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll