Aktualitet

Nuk u lejuan të shkojnë në aktivitet, disa banorë të Laçit: S’kemi marrë shtëpi

17 Janar 2022, 18:33 Nga DOSJA
Nuk u lejuan të shkojnë në aktivitet, disa banorë të

LAÇ – Shumë banorë të Laçit të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ende nuk kanë përfituar banesat e tyre të reja. Teksa sot u përuruan 524 ndërtime të reja të financuara nga Turqia, disa prej tyre deklaruan për “Syri.TV” se pas më shumë se dy vitesh, ende nuk kanë marrë shtëpitë e reja.

“Ankesa është se dua një banesë si të gjithë qytetarët e Laçit, asgjë më tepër. Më kanë thënë këta të bashkisë që do përfitosh hyrjen 2+1. Kur shkoj, më thonë jo skemi thënë”, deklaron një banore e Laçit.

“Me të gjitha letrat e kam shtëpinë. Na I kanë shembur pallatin, na dhanë bonusin na i morën prapë”, thotë një tjetër banor

“I kam bërë kërkesë Tiranës, Tirana ka ardhur e ka parë 3 herë. As ka ardhur kush për shembje, s’ka ardhur akoma përgjigjia thonë. Nuk kam se çfarë të pres më se jam rrugëve. Bashkia na ka thënë se me të ardhur fondi do vijnë inxhinierët që të zbatojnë projektin. Ata kanë 12 muaj, s’ka ardhur kush për të parë më”, bën me dije një tjetër qytetare.

Ky grup banorësh që ende nuk kanë banesa të reja nuk u lejuan të marrin pjesë në aktivitetin e dorëzimit të 524 banesave, ku të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll