Aktualitet

Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën. Rama: Pa plastikë

17 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
Erdogan vë ultimatum: Luftoni FETO, bashkoni Turizmin e Kulturën.

TIRANË– Lufta ndaj FETO-s! Kjo ishte çështja në të cilën vuri theksin Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan gjatë konferencës së tij të përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Teksa kreun e qeverisë shqiptare e kishe në krah, Erdogan shprehu hapur pakënaqësi ndaj faktit që gylenistët kishin dhe gjenin ende hapësira në Shqipëri. Me tone të forta, Erdogan tha se Turqi mërzitet nga kjo gjë e se shpreson që vendi ynë të ndërmarrë masa më të ashpra e të forta.

Një tjetër këshillë që i dha Ramës Presidenti i Turqisë ishte edhe bashkimi i Ministrisë së Kulturës e Turizmit. Duke qeshur, Kreu i Shtetit turk tha se nëse Shqipëria do të donte te kishte rezultate e jo si këto që ka tani, duhet të vepronte si Turqia e të bashkonte këto ministri. Turqinë ai e cilësoi si investitorin më të madh në Shqipëri.

Vetë Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë shumë të veçantë këtë të sotme pasi Shqipëria ka pasur si vizitor Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan. Teksa mbante konferencë të përbashkët për shtyp me Erdogan, Rama tha se pasi u ndërtua spitali Rajonal në Fier kujtoi se kishte bërë mirë që nuk e kishte vënë bastin me Presidentin në Ankara. Edhe pse kryeministri Rama shtoi se Erdogan vetë nuk vë baste, ai do të kishte humbur gjithsesi nëse do të kishte guxuar.

Në konferencë, Rama ka deklaruar se të gjithë nxënësit në Turqi mund të zgjedhin të mësojnë të lexojnë e flasin shqip. Ai tha se kjo është një marrëveshje e mbyllur dhe se shqipja është gjuhë me përzgjedhje në shkollat e Turqisë. Gjithashtu, marrëveshja tjetër e finalizuar sipas Ramës është monitorimi i rrugëve të Shqipërisë me kamera inteligjente.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Rama tregon komentin e qytetarit: Shyqyr që nuk je mysliman, se kaq sa rri me …

Rama e “lëshon gjuhën”: S’e them më! Erdogan një nga ata njerëz që s’ka ‘plastikë’

VD-‘A duhet të shqetësohet BE?’/ Erdogan qesh: Më kape ngushtë, jemi vëllezër!

Erdogan: Jemi investitori kryesor në Shqipëri, do bëjmë ç’mundemi

Erdogan i pakënaqur: FETO gjen vend në Shqipëri, na lëndon shumë, duhet luftuar!

Erdogan: Bashkoni turizmin e kulturën në një ministri, ndiqni shembullin tonë

Rama: Shqipja është gjuhë me përzgjedhje në Turqi, rrugët monitorohen me kamera

Rama: Mirë që s’e vura bastin me Erdogan në Ankara, do kisha humbur

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan edi rama erdogan ne tirane recep tayip erdogan

Sondazh

Poll