Politike

“Të lutem qëndro”, vlonjatët shpalosin pankartën gjigante për kryeministrin

28 Qershor 2019, 19:29 Nga DOSJA
“Të lutem qëndro”, vlonjatët shpalosin pankartën

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e tij të radhës elektoral që është edhe i fundit gjithashtu. Rama ka vendosur ta mbyllë fushatën elektorale në qytetin e Vlorës, të cilin e ka quajtur zemrën e socialistëve.

Mirëpo ndërsa kryeminsitri mbante fjalën me premtimet e tij elektorale, pak me tra më tutje mbështetësit e PS-së kanë shpalosur një pankartë gjigantë.

Rama të lutem qëndro”, shkruhet në këtë pankartë që është krejtësisht e kundërta me pankartën që ka përdorur opozita në protesta “Rama ik”.

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit në Vlorë. Rama nuk harroi të ironizonte kundërshtarët e tij politikë duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i ndëshkojnë me votë. Nesër vendin në heshtje zgjedhore.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pankarta gjigande rama ne vlore rama qendro edi rama pankarta gjigande rama ne vlore rama qendro

Sondazh

Poll