Politike

VD-Berisha homazhe në nderim të Ramazan Rragamit: Nderime për këtë kampion!

16 Janar 2022, 12:06 Nga DOSJA
VD-Berisha homazhe në nderim të Ramazan Rragamit: Nderime për

SHKODËR – Pas foltores që mbajti paraditen e sotme me mbështetësit e tij në qytetin e Shkodrës, ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkuar për të kryer homazhet në nderim të ish-futbollistit shkodran, Ramazan Rragami, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Pasi kreu homazhet e rastit, Berisha mbajti edhe një deklaratë për mediat, ku u shpreh se ndodhet aty sot për të nderuar legjendën dhe superyllin e futbollit shqiptar, që e përfaqësoi me dinjitet më të madh sportin që e deshi aq shumë.


“Jemi sot këtu për të nderuar legjendën, superyllin e futbollit shqiptar, që e përfaqësoi me dinjitetin më të madh sportin që e deshi aq shumë. Futbollistët janë jo vetëm të dashur për mjeshtërinë e lojës dhe të topit, por ata janë edhe atdhetarë të flaktë. Ata janë njerëz qytetarë, që lartësohen gjithnjë e më shumë me himnin dhe flamurin. Kujtimi i Rragamit do të mbetet gjithmonë i ndritur, për aq kohë sa Shkodra do ta kujtojë dhe do ta nderojë atë.”, u shpreh Berisha pas homazheve në nderim të futbollistit shkodran, Ramazan Rragami.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha nderime per ramazan llagamin sali berisha sali berisha ne shkoder berisha nderime per ramazan llagamin sali berisha sali berisha ne shkoder

Sondazh

Poll