Politike

Djokoviç u dëbua nga Australia, Braçe: VIP-at në Shqipëri janë përtej ligjit

16 Janar 2022, 15:53 Nga DOSJA
Djokoviç u dëbua nga Australia, Braçe: VIP-at në

TIRANË – Deputeti i Partisë Socialiste reagoi pas vendimit të Gjykatës Federale Australiane për të dëbuar nga vendi i saj yllin botëror të tenisit Novak Djokoviç. Në një postim në Facebook, ish-zv/kryeministri bën krahasimin me Shqipërinë ku shkruan se personat e njohur publik (VIP-at) janë mbi ligjin dhe bëjnë vetë rregullat e sëmundjes. Në lidhje me vaksinimin për t’u mbrojtur nga COVID-i, Braçe thotë se në vende të tjera, ligji i penalizon VIP-at nëse ata refuzojnë të vaksinohen.

Ish-zv/kryeministri socialist paraqet dhe gjendjen alarmante të infektimeve nga COVID-i në Shqipëri ku ditën e djeshme u regjistruan 2 163 raste.


POSTIMI I ERION BRAÇES:

VIP-i PA #VAKSINE

KTHEHET NE SERBI!

SEPSE LIGJI NUK E NJEH VIPLLEKUN!

Numri 1 i #tenisit ne bote dhe HERO KOMBETAR NE SERBI-nga keta qe ai vend i shpall cdo muaj, ishte i pa vaksinuar,

per pasoje ne kundershtim me ligjin e rregullat ne AUSTRALI!

Pike dhe kaq!

Po ketu?

Ketu VIPLLEKU eshte pertej ligjit, rregullave; ketu VIPI-VIPAT I BEJNE VETE RREGULLAT E SEMUNDJES;

Lexojne aq shume sa plasin dhe e vendosin vete, individualisht si VIP apo ne grup si VIPA, se si perballen me semundjen:

NUK KA RENDESI NE JANE KENGETARE, AKTORE, GASTORE, PRESENTATORE APO POLITIKANE, NUK KA RENDESI QE JANE NE FESTA APO PROTESTA, ATA JANE VIPA DHE JANE MBI LIGJIN E RREGULLAT!

Aaaa po, rendesi ka qe ata i thone popullit:

PER JU KA RREGULLA TE TJERA!

Dhe pasoja:

TE PREMTE- 2 179 te infektuar dhe

7 te vdekur;

TE SHTUNE- 2 163 te infektuar dhe

3 te vdekur.

DHE NUK KA MBARUAR;

Te infektuarit e sotem jane ata te festave te ndaluara e mitingjeve te lejuara te fundvitit;

Tani prisni valen e festave, mitingjeve e ptotestave te kesaj jave!

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion brace novak djokoviç erion brace novak djokoviç

Sondazh

Poll